Sport

Locatelli refuzon interesimin nga Manchester United


Mesfushori i Juventusit, Manuel Locatelli ka refuzuar interesimin nga Manchester United gjatë verës, pretendon Sportmediaset.

Locatelli, 24 vjeç, ndihmoi Italinë në suksesin e Euro 2020 dhe ishte lidhur me Liverpool-in dhe Arsenalin pasi bëri përshtypje gjatë viteve të fundit.

Megjithatë, United thuhet se bëri një lëvizje dhe mesfushori hodhi poshtë mundësinë për t’u transferuar në Old Trafford pasi donte të tregonte veten në Juve.

Locatelli u transferua te Juventus sezonin e kaluar nga Sassuolo, por nuk ka qenë në formën që ishte në Kampionatin Evropian, që u luajt në vitin 2021.

Deri më tani, Locatelli ka pasur shtatë paraqitje, por nuk ka shënuar asnjë gol, dhe nuk ka regjistruar asnjë asistim.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore