Sport

Llapi triumfon në ndeshjen kundër Dritës


Ndeshja mes Llapit dhe Dritës përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar për të dy skuadrat, dhe me shumë mundësi shënimi që nuk u shfrytëzuan.

Drita kishte mundësi t’i afrohej rivalëve të tyre, Gjilanit, të cilët radhiten në pozitën e dytë me tre pikë më shumë.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 11-të, ku Prince Balde i Dritës shënoi autogol për t’i dhënë fitoren Llapit.

Momentalisht, Llapi radhiten në pozitën e katërt me 47 pikë, ndërsa Drita janë në vendin e tretë me 52 pikë.

Kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund, ku Llapi shpreson që të përfundoi sezonin në pozitën e tretë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore