Sport

Liverpool – Real Madrid, sa vlen fitimi i trofeut të Champions League


Gjithçka është gati për finalen e UEFA Champions League 2021-22 mes Liverpool dhe Real Madrid.

Në Paris, në stadiumin “Stade de France”, duke filluar nga ora 21:00, dy skuadrat do të përballen për herë të tretë në historinë e tyre në një finale të Champions League-s.

Perballjen e parë mes tyre, në vitin 1981 dhe e luajtur në Paris, e fitoi Liverpool-i. E fundit, e luajtur në 2018 në Kiev u fitua nga Real Madrid-i.

Por, sa vlen të fitosh trofeun e Champions ne 2022?

Rruga në Champions League ka sjellë tashmë në arkat e dy klubeve 15.64 milionë si bonus pjesëmarrjeje.

Këtyre u shtohen të ardhurat nga renditja dhjetëvjeçare/historike: 36.4 milionë për Real Madridin (shifra më e lartë e mundshme mes skuadrave pjesëmarrëse) dhe 22.75 milionë euro për Liverpool-in.

Duke përfshirë edhe shpërblimet e tjera për fazën e grupeve dhe kalimin e raundeve, Liverpool-i ka arritur në shifren e mbi 120 milionë eurove.

Megjithatë, Real Madrid-i ka marrë mbi 133 milionë euro. Shuma e ndikuar dhe nga të ardhurat e larta në bazë të renditjes historike.

Ekipi që do të ngrejë trofeun e Champions-it sot në mbrëmje do të fitojë edhe 4.5 milionë euro të tjera. Gjithashtu fitimi i trofeut do të thotë se skuadra luan në Superkupën e Evropës dhe automatikisht fiton një bonus prej 3.5 milionë euro.

Në total, nëse Liverpool triumfon merr 128.39 milionë euro. Nëse triumfon Real Madrid merr 141.54 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore