Sport

Liverpool-i bie në shtëpi pas katër vitesh


Liverpool-i i Jurgen Klopp-it është mundur në shtëpi nga Burnley me rezultatin 0-1. Kjo ishte humbja e parë në shtëpi për këtë sezon, për Liverpool-in. Por në total kishin që nga 23 prilli 2017 pa humbje, si ekip pritës, në Premier Ligë.

Rezultati u vendos nga Ashley Barnes-i. Lojtari i Burnley-t realizoi nga penalltia, në të 83’, duke e zhytur në krizë rezultatesh Liverpool-in.

Ekipi i Klopp-it, ka pesë ndeshje pa fitore në Premier Ligë. Fitorja e fundit ishte përballë Crystal Palace-t, 0-7. Nga atëher të kuqtë numërojnë tre barazime dhe dy humbje.

Ecurinë me më shumë ndeshje pa humbje në shtëpi e mbanë Chelsea. Në vitet 2004-2008 Chelsea arriti 86 ndeshje pa humbje. Liverpool-i aktualisht renditet në vendin e dytë dhe të tretë për ecurinë më të madhe pa humbje. Përkatësisht Liverpool-i aktual i Klopp-it, me 68 ndeshje dhe Liverpool-i në vitet 1978-80, me 63 ndeshje./ AlbaninPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore