Përballje

Lille dhe Salzburg tutje nga grupi G, ‘të rinjtë’ e United ndalen nga Young Boys


Lille ka arritur një fitore të madhe në Gjermani për të kaluar grupet e Champions League.

Në të njëjtin grup, Salzburg-i shkaktoi befasinë, duke eliminuar Sevilla-n.

Grupi G ishte i vetmi grup, që kishte në javën e fundit të gjitha skuadrat në garë për kualifikimin.

Në Gjermani, Wolfsburg-i shpresonte që të siguronte kualifikimin përballë Lille jashtë formës, por ndodhi e kundërta.

Burak Yilmaz e hapi llogarinë e golave në minutën e 11-të, për 0-1.

Me atë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, gjashtë minuta ishin të mjaftueshme që Lille të mbyllte ndeshjen dhe të siguronte kualifikimin.

David shënoi në minutën e 72-të, kurse në të 78-ën, Gomes shënoi për 0-3.

Steffen gjeti golin e nderit për ujqërit në fund, por vetëm aq.

Lille kualifikohet nga vendi i parë, derisa Wolfsburg nuk është më në gara Evropiane.

Në ndeshjen tjetër, një gol ishte i mjaftueshëm për të vendosur gjithçka.

Para tifozëve të vet në Austri, Salzburg-i shkruajti historinë.

Në minutën e 50-të, Okafor shënoi golin që e dërgoi Salzburg-un në fazën me elimin dhe Sevilla-n në Europa League.

Manchester United në anën tjetër, me skuadrën ‘B’, barazoi përballë zviceranëve të Young Boys.

Ndeshja Atalanta – Villarreal do të luhet nesër, pasi është shtyrë për shkak të gjendjes së keqe të motit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore