Përballje

Ligue 1, garë e ngushtë për Evropën


Edhe pse Paris Saint-Germain nuk fiton në dy ndeshjet e fundit, skuadrat ndjekëse janë shumë largë tyre.

Skuadra më e afërt me parisienët, është Marseille, që ndodhet 13 pikë prapa.

Lufta më e madhë në këtë vend po bëhet për pozitat 2 deri në 6, që ofrojnë mundësi për të qenë pjesëmarrës në garat evropiane.

Mundësi që të ngjitet në vendin e dytë, dhe të ‘afrohet’ sado pak me PSG-në, ka Rennes.

Skuadra e vendit të tretë sot udhëton te St. Etienne e vendit të fundit në tenativë që të ngjitet në kuotën e 31 pikëve.

Ndeshja fillon në orën 13:00, dhe e nis ditën në Ligue 1.

Më vonë, fitoren e kërkojnë edhe Monaco, Montpellier dhe Angers.

Të tre këto skuadra kanë mundësi që të ngjiten në vendin e gjashtë me një fitore eventuale.

Monaco e pret Metz-in, derisa dy të tjerët përballen me yjet e dardanëve.

Montpellier pret Clermont-in e Elbasan Rashanit, kurse Angers është mysafire e Reims-it të Valon Berishës.

Të gjitha këto ndeshje, së bashku me Lorient – Nantes, zhvillohen në orën 15:00.

Nice dhe Strasbourg përballen mes vetë në orën 17:00.

Skuadra e Christophe Galtier, Nice, ka mundësinë që me një fitore të ngjitet në vendin e tretë, eventualisht në të dytin nëse Rennes gabon më herët.

Dita mbyllet me ndeshjet Bordeaux – Lyon.

Lyon medoemos duhet të kthehet te fitorja për t’u bashkuar në luftën për Evropën, kurse Bordeaux kërkon të shkëputet nga zona e ftohtë.

Këto ndeshje mbyllin javën e 17-të, që duket se lufton vetëm për vendin e dytë e tutje, me të parin që është rezervuar nga yjet e PSG-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore