Në mesjavë zhvillohet xhiroja e 11-të në Ligën Unike, që sjellë përballje interesante.
Takimi i parë zhvillohet mes Teutës dhe Kamza Basket. Durrësakët kanë pesë fitore e katër humbje, kurse skuadra nga Kamza ka dy fitore e tetë humbje.
Sfidë interesante pritet të zhvillohet ndërmjet rivalëve Golden Eagle Yllit dhe Rahovecit. Therandasit kanë tetë fitore dhe një humbje, kurse Vreshtarët katër fitore e gjashtë humbje.
Ylli është në top formë, duke kryesuar në Ligën Unike dhe Art Motion Superligën e Kosovës, kurse rahovecasit janë përballur me ulje-ngritje gjatë gjithë edicionit.
Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave kanë qenë interesante në vitet e fundit dhe kështu pritet edhe të mërkurën mbrëma.
Takim interesant pritet mes Pejës dhe Tirana Neptun. Pejanët kanë shtatë fitore dhe tri humbje në këtë edicion të Ligës Unike, ndërsa tiranasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, andaj pritet një përballje interesante, ku të dy skuadrat synojnë play-off-in dhe të renditen sa më të lartë në garat e rregullta.
Takimi i fundit i kësaj xhiro zhvillohet ndërmjet Prizrenit 16 dhe Vllaznisë së Shkodrës. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e katër humbje, kurse shkodranët dy fitore e tetë humbje.
Liga Unike – Java 11
E mërkurë
16:00 Teuta – Kamza
17:00 Golden Eagle Ylli – Rahoveci
E enjte
17:00 Peja – Tirana
19:00 Prizreni 16 – Vllaznia
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Rama kërkon 20 milionë turistë vjetorë brenda 2030-ës, premton pagat më të mira në rajon për industrinë
-
Bardhi dhe Gjekmarkaj braktisin mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve
-
Blinken ka ‘shpresë’ se Hamasi do të pranojë marrëveshjen ‘jashtëzakonisht bujare’ të Gazës
-
Kurti kërkon nga Scholzi “mbështetje të palëkundur” në Këshillin e Evropës