Përballje

Liga Evropës/ Manchester United merr fitore, Lazio deklasohet


Manchester United-i ka shënuar fitoren e parë të këtij edicioni në Ligën e Evropës, teksa e ka mposhtur në udhëtim skuadrën moldave, Sheriff Tiraspol me rezultat 0:2.

Të dy golat e kësaj sfide u shënuan në pjesën e parë, kur në minutën e 17-të, Jadon Sancho shënoi për 0:1, derisa në minutën e 39-të, Cristiano Ronaldo shënoi golin e parë të tij për këtë sezon me fanellën e Mancehster-it.

Me këtë fitore, tani “djajtë e kuq” gjenden në vendin e dytë në tabelë me tre pikë, aq sa ka edhe Sheriff, ndërsa lider i grupit është Real Sociedad, që mposhti sonte Omonia-n me shifrat 2:1.

Rezultati më i befasishëm në këtë mbrëmje ishte humbja e Lazio-s nga Midtjylland me shifrat 5:1.

Të besuarit e Mauricio Sarrit pësuan dy herë gjatë pjesës së parë. Në fraksionin e dytë të lojës u prit një rikthim nga ta, por u mjaftuan me një realizim nga Milinkovic-Savic, kurse danezët shënuan edhe tre herë të tjera.

Befasi ndërkohë ishte edhe humbja e Monaco-s nga Ferencvarosh me shifrat 0:1.

Feryenoord në anën tjetër shkatërroi Sturm Graz-in me rezultat 6:0.

Kampionët e Turqisë, Trabzonspor, mposhtën ata të Serbisë, Yllin e Kuq me shifrat 2:1.

Gjermanët e Freiburg morën një fitore në udhëtim te kampioni i Greqisë, Olympiacos me shifrat 0:3.

Dhe, ekipi nga Azerbajxhani, Qarabag, mposhti skuadrën e Nantes me rezultat 3:0.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore