Shqipëria

Lezhe/ Arrestohen 3 shtetas, po transportonin 40 kilogramë cannabis sativa


Policia e Lezhës bën me dije se mbrëmjen e 20 marsit, ka arrestuar në flagrancë 3 shtetas të cilët po transportonin lëndë narkotike.

Gjithashtu, sipas operacionit policor të koduar “Zadrima”, janë sekuestruar cilësinë e provës materiale 40 kilogramë cannabis sativa, 2 automjete dhe 3 celularë.

Nga blutë e Lezhës mësohet se shtetasit po përdornin dy automjete për transportimin e lëndës narkotike. Ata u ndaluan në rrugën nacionale Shkoder – Lezhë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin I. D., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale 5 thasë plastmasi të mbushur me material bimor të dyshuar lëndë narkotike kanabis, e cila pas peshimit rezultoi 40 kilogramë.  Në automjetin tjetër tip “Seat” ndodheshin shtetasit D. M. dhe E. A., të cilët shoqëronin automjetin ku u gjet lënda narkotike.

Në pranga ranë shtetasit I. D., 31 vjeç,  E. A., 28 vjeç dhe D. M., 37 vjeç, të tre banues në Shkodër.

Sipas Policisë, dyshohet se ka edhe persona të tjerë të implikuar dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore