Sport

Leonardo Semplici, trajneri i dytë që shkarkohet në Serie A


Pak orë pasi Hellas Verona njoftoi shkarkimin e trajnerit, Eusebio di Francesco, një tjetër trajner është shkarkuar në Serie A italiane.

Leonardo Semplici është larguar nga detyra në krye të skudrës së Cagliari-t, pas rezultateve të dobëta, pas tre ndeshjeve të para.

Cagliari ka marr vetëm një pikë në tre ndeshje, duke barazuar 2-2 me Spezia-n dhe dy humbje përkatësisht 4-1 përballë Milan-it dhe 3-2 përballë Genoa-s.

“Cagliari Calcio njofton se ka liruar Leonardo Semplici nga posti i tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në deklaratën e klubit nga Sardenja.

“Në të njëjtën kohë, ndihmëstrajneri Andrea Consumi, traineri atletik Yuri Fabbrizzi dhe bashkëpunëtorët teknikë Rossano Casoni dhe Alessio Rubicini janë liruar nga detyrat e tyre”, vijon më tej deklarata e klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore