Lajme

Leonardo DiCaprio premton 43 milionë dollarë për ishujt Galapagos


Leonardo DiCaprio, i njohur si një njeri ambientalist, ka premtuar 43 milionë dollarë për ishujt Galápagos.

Aktori, së bashku me grupe të tjera ambientalistësh, synon të rishikojë të gjithë arkipelagun.

Ky projekt do të financojë nismën për të mbrojtur të gjithë speciet e kërcënuara, të cilat janë drejt zhdukjes.

Për t’i mbrojtur ata nga shkatërrimi që po i bën njerëzimi tokës.

Për BBC, ai u shpreh se “kam udhëtuar drejt Ekuadorit, ku u takova me Paula Castino dhe heronjtë e tjerë. Qendra e diskutimit ishte të shpëtojmë një nga vendet më të pazëvendësueshme në planet”.

“Koha po mbaron për shumë specie, veçanërisht në ishujt ku popullatat e tyre të vogla janë të prekshme dhe të kërcënuara”, ka thënë Paula.

Paula, e cila ka punuar si specialiste e restaurimit në këtë ishull për tetë vjet, beson se, nëse njerëzit mund të bashkëjetojnë me natyrën, ekosistemet mund të rilinden me sukses.

“Deri në 97% të sipërfaqes së ishujve Galapagos hyjnë në statusin e parkut kombëtar. Ne jemi duke u përpjekur që të gjithë së bashku të punojmë për të rindërtuar këto ekosisteme, dhe gjithashtu të mbështesim komunitetin. Ata duhet të lulëzojnë së bashku me natyrën”, ka thënë Di Caprio.

Marcelo Mata Guerrero, ministri i Mjedisit në Ekuador, tha: “Këto lloj partneritetesh që shfrytëzojnë risitë teknike, sociale dhe financiare, janë pikërisht ato që na duhen në të gjithë botën për të rivendosur përmasimin e planetit tonë”.

“Me Ekuadorin, ne kemi një mundësi këtu për të demonstruar sesi duket do duket një model efektiv për mbrojtjen dhe restaurimin e botës së egër – sistemin imunitar të planetit tonë, duke mbrojtur të gjithë jetën në Tokë, përfshirë njerëzit, nga efektet e ndryshimit të klimës dhe sëmundjeve të reja”, shtoi ai.

 

Marrë dhe përshtatur nga BBC për Albanian Post.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore