Sport

Leon Edwards vs Nate Diaz – rikthehet ‘djali i keq’


Mungesa e Nate Diaz lë gjithmonë një boshllëk në zemrën e çdo tifozi të arteve marciale mikse – edhe pse Diaz nuk është kampioni rekordeve, konsiderohet në masë një kampioni i zemrave të njerëzve.

Nate Diaz (21 – 12 – 0) pret përballjen me Leon Edwards (18 – 3 – 0) më 15 maj, në Houston, Texas të SHBA-ve. Ndeshja e tyre kornizohet me pesë raunde dhe nuk ka asnjë qëllim titulli, por zë vendin e dytë si nën-eventi kryesor, veç atij kryesorit (Oliviera – Chandler).

Është hera e parë që UFC zhvillon një ndeshje të kësaj natyre. Zakonisht, ndeshjet pa qëllim titulli pesë-raundëshe, zenë vendin e parë të rëndësisë në një kartë duelesh.

Pasi humbi kundër Jorge Masvidal në edicionin 244 të UFC-s në nëntor 2019 për titullin e posaçëm “BMF” (Bad Motherfucker), për Diaz-in ky është një shans i mirë të futet sërish në garë për titullin ëelterëeight.

Diaz vjen me një rekord mjaft interesant në pesë ndeshjet e tij të fundit: tre i ka fitore dhe dy humbje; ndër to, fitorja ndoshta më e rëndësishme, ishte kundër Conor McGregor-it. Diaz nuk kurseu as Anthony Pettis dhe as Michael Johnson.

UFC ka përgatitur një video të postuar më 31 mars në Twitter dedikuar rikthimit të Nate Diaz brenda kafazit tetëkëndor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore