Sport

Laporta: Koeman do qëndrojë pavarësisht rezultatit përballë Atletico Madrid-it


Barcelona ka një ndeshje të madhe përballë Atletico Madrid-it në ora 21:00, por rezultati i kësaj loje nuk do të përcaktojë domosdoshmërisht nëse Ronald Koeman qëndron apo jo.

Joan Laporta ka shpjeguar se holandezi do të vazhdojë edhe nëse rezultati në Estadio Wanda Metropolitano është i keq.

“Pa marrë parasysh rezultatin, Koeman do të vazhdojë të jetë trajner”, shpjegoi presidenti i Barcelonës në një konferencë për media.

“Ai është një legjendë dhe tifoz i Barcelonës. Ne duhet të tregojmë pak besim”.

“Ai u bë trajner në një moment shumë të vështirë institucional dhe sportiv, ne të gjithë shpresojmë se situata mund të përmirësohet”, përfundoi Laporta.

Barcelona po kalon një nga momentet më të këqija në histori të klubit, pasi humbën dy ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve përballë Bayern Munich dhe Benfica-s.

Disa javë më parë, ka pasur probleme mes presidentit të klubit, Laporta dhe trajnerit Koeman, por me deklaratat e fundit të presidentit, duket se këta dy i kanë zgjidhur problemet.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore