Sport

Laporta: Do ta mbaj Messi-n në “Camp Nou”


Kandidati për President të Barcelonës, Joan Laporta, është zotuar se do të bëjë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Lionel Messin në klubin Katalunas.

Laporte është favorit për t’i fituar zgjedhjet për president të Barçës me 7 mars, dhe ka theksuar se do të punojë shumë fortë për t’ia zgjatur Messit qëndrimin në “Camp Nou”.

Sulmuesi argjentinas, tronditi “Blaugranat” kur kërkoi publikisht largimin nga Barcelona në verën e shkuar, dhe u përfol se do t’i bashkohet Interit, Parisit apo Manchester Cityt.

Kontrata e Messit me Barcelonën, përfundon në qershor të këtij viti, dhe bashkëpunimi mes tij dhe klubit po duket i vështirë, por Laporta është i bindur se 33-vjeçari do të qëndroj.

“Do të bëjë gjithçka që është e mundur, ka shumë klube që e duan atë, dhe ne duhet t’i bëjmë ofertë të rëndësishme, paraja nuk të garanton tituj” ka thënë Laporta për Espn.

Barcelona aktualisht po kalon momente të vështira, ku në La Liga pozicionohet e treta me nëntë pikë prapa liderit aktual Atletico Madrid, dhe në Ligën e Kampionëve pësoi humbje 1:4 nga Parisi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore