Përballje

Lakers mposhtin Spurs në kohë shtesë, GSW dhe Jazz vazhdojnë rrugëtimin pa humbje


Ndeshjet e NBA ishin befasuese dhe dramatike.

Dueli mes Los Angeles Lakers dhe San Antonio Spurs ishte dramatik, pasi ndeshja vazhdoi edhe pas kohës së rregullt për të gjetur fituesin.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, por përfundoi me fitoren e Lakers me rezultat 125:121.

Për Lakers mungoi lojtari kryesorë i skuadrës, LeBron James pasi ishte lënduar në ndeshjet e para të sezonit.

Megjithatë, Russell Westbrook dhe Anthony Davis ishin vendimtar duke shënuar më shumë se 30 pikë secili.

Në anën tjetër te Spurs, Dejounte Murray dhe Jakobb Poeltl kishin performanca shumë të mira po ashtu.

Më të dalluarit te Lakers ishin Anthony Davis me 35 pikë e 17 kërcime, Russell Westbrook me 33 pikë, 10 kërcime e 8 asistime dhe Malik Monk me 17 pikë.

Kurse te Spurs më të mirët ishin Dejounte Murray me dyshifrorë të trefishtë, me 21 pikë, 12 kërcime e 15 asistime dhe Jakob Poeltl me 27 pikë e 14 kërcime.

Ndeshja tjetër mes Golden State Warriors dhe Oklahoma City Thunder përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 106:98.

GSW po e vazhdojnë sezonin pa humbje deri më tani, duke fituar katër ndeshjet e luajtura.

Ndeshja ishte fillimisht e dominuar nga OKC, por më pas në pjesën e dyt, GSW përmbysën rezultatin rezultatin duke fituar ndeshjen.

Më të dalluarit te GSW ishin Stephen Curry me 23 pikë dhe Andrew Wiggins me 21.

Ndërsa te OKC më të mirët ishin Shai Gilgeous-Alexander me 30 pikë dhe Lugenc Dort me 11.

Dueli mes Utah Jazz dhe Denver Nuggets ishte interesant dhe përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 122:110.

Jazz njejtë si GSW, ende nuk kanë humbur asnjë ndeshje nga tri të cilat i kanë luajtur.

Më të mirët te Jazz ishin Donovan Mitchell me 22 pikë dhe Rudy Gobert me 23 pikë e 16 kërcime.

Ndërsa te Nuggets më të dalluarit ishin Will Barton me 21 pikë dhe Nikola Jokic me 24.

Dallas Mavericks po ashtu kanë gjetur fitoren përballë Houston Rockets, pas performancës së mirë të Luka Doncic me 26 pikë e 14 kërcime.

Ndeshja e fundit mes Philadelphia 76ers dhe New York Knicks përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 99;112.

Te Knicks të gjitha pikët e skuadrës ishin të balancuara ku më të mirët ishin Evan Fournier me 18 pikë dhe Kemba Walker me 19.

Ndërsa te 76ers më të dalluarit ishin Tobias Harris me 23 pikë, 9 kërcime e 9 asistime dhe Joel Embiid me 14 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore