Përballje

La Liga, në fokus Real-i, Madrid-i dhe Sociedad-i


Zhvillohen gjatë ditës së dielë edhe katër takime tjera në kuadër të javës së 14-të të La Liga-s.

Në fokus janë dy skuadrat lidere të kampionatit, befasia Real Sociedad-it dhe 34 herë kampionët, Real Madrid-i.

Të parët në fushë zbresin pikërisht madrilenët, në orën 16:15.

Skuadra e Carlo Ancelotti-t viziton Granada-n, në “Los Carmenes”, për të vazhduar formën e mirë të cilën kishte para pushimit të kombëtareve.

Në këtë ndeshje, ata vijnë pa Hazard-in i cili vuan nga gripi, dhe pa Bale, Ceballos e Valverde që vuajnë nga lëndimi.

Granada në anën tjetër kërkon të shkëputet nga zona e ftohtë, me një barazim, të paktën.

Edhe Real-i, edhe Granada, kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar të cilën do ta luajnë më 22 dhjetor.

Në anën tjetër, me një ndeshje më shumë se madrilenët, Real Sociedad udhëheqin La Liga-n me 28 pikë, duke qenë befasia e deritanishme e sezonit.

Sonte, me fillim në orën 21:00, skuadra e Imanol Ilguacil pret Valencia-n, e cila nuk po kalon një formë shumë të mirë, duke u ndodhur në vendin e dhjetë.

Sociedad është e pamposhtur në 12 ndeshjet e fundit, pra që nga ndeshja hapëse. Ata në këtë periudhë kanë arritur tetë fitore dhe katër barazime.

Ndeshja e sontme do të jetë e rëndësishme për vazhdimësinë e të dy skuadrave – ngjitje në pozitat evropiane për Valencia-n apo vazhdim i ëndrrës për Real Sociedad.

Ndeshjet tjera të ditës janë:

Getafe – Cadiz, 14:00

Elche – Betis, 18:30

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore