Real Madrid ka marrë disa lajme të mira për fillimin e vitit 2022, me Thibaut Courtois dhe Fede Valverde të lejuar të luajnë kundër Getafe-s të dielën.
Të dy lojtarët kishin rezultuar pozitivë për COVID-19, por që atëherë kanë kthyer rezultate negative dhe ata do të jenë të disponueshëm për ndeshjen mes Real Madrid-it dhe Getafe-s.
LaLiga besojnë se testi pozitiv i Courtois më 28 dhjetor ishte një gabim.
Portieri i vaksinuar më pas rezultoi negativ në dy teste të njëpasnjëshme PCR dhe ai nuk ka ndjerë asnjë simptomë.
Ky është një lajm i mirë për Carlo Ancelotti-n, i cili mund të startojë sërish belgun për këtë ndeshje të La Liga-s.
Testet negative të Valverde dhe Eduardo Camavinga-s nënkuptojnë gjithashtu se ata janë të liruar për të luajtur, megjithëse mesfushori francez do të vazhdojë të mungojë për shkak të një pezullimi.
I vetmi lojtar i Real Madrid-it që do të humbasë ndeshjen e Getafe-s për arsye të COVID-19, është Vinicius.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Aksioni i Frontex në Ballkan jep efekt, bien drastikisht kalimet e jashtëligjshme
-
Mbi 14 milionë turistë priten këtë vit, Balla: Policia e Shtetit i ka marrë të gjitha masat
-
Ose të dëgjojë SHBA-të ose të përgatitet për përshkallëzim – zgjedhja i takon Izraelit
-
Kurti për vizitën dy ditore në Gjermani: Kryefjala e vizitës ishte rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në KiE