Përballje

La Liga/ Barcelona e mbyll sezonin me humbje, Valladolid bie nga liga


Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e xhiros së fundit në La Liga.

Kampioni në fuqi, Barcelona, është mposhtur me rezultat 2:1 në udhëtim te Celta Vigo.

Pas 11 minutash Barcelona kaloi në epërsi, por goli i Franck Kessie u anulua për pozicion jashtë loje.

Ndërkohë, talenti i Celta-s që po e kërkojnë shumë ekipe të mëdha evorpiane, Gabri Veiga, e kaloi ekipin e tij në epërsi në minutën e 42-të.

Me rezultat 1:0 përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan dy gola të tjerë.

Në minutën e 65-të, Veiga ia doli të shënonte edhe të dytin personal, për rezultatin 2:0.

Ndërkohë, golin e vetëm për katalanasit e shënoi Ansu Fati në minutën e 79-të.

Në ndeshjet tjera, Betis dhe Valencia luajtën baras me shifrat 1:1, njëjtë sikurse Elche me Cadiz-in, ndërkohë përballja Espanyol – Villarreal përfundoi me shifrat 3:3.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore