Përballje

LA Clippers shkatërrojnë Utah Jazz për fitoren e parë në raundin e dytë të playoff


Kawhi Leonard në duel me Royce O'Neal në ndeshjen e tretë të rundit të dytë të playoff

Të shtunën pas mesnate u luajt ndeshja e tretë mes Utah Jazz dhe Los Angeles Clippers, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat të thellë 106:132.

Kjo ishte ndeshja e parë që Clippers fitojnë në raundin e dytë, pasi dy duelet e para i kishte fituar Utah Jazz.

Utah Jazz i prijnë serisë me rezultat 2:1.

Ndeshja filloi e baraspeshuar, por në çerekun e dytë Clippers morën një epërsi prej 15 pikësh.

Pavarësisht se Kawhi Leonard kishte performanca jo shumë të mira në dy ndeshjet e para, ai këtë herë u tregua vendimtar.

Donovan Mitchell nuk i dëshpëroi edhe një herë ekipin dhe fansat e tij, pasi shënoi 30 pikë, por kjo nuk i mjaftoi për të fituar ndeshjen.

Performancat më të mira te ekipi i LA Clippers ishin Kawhi Leonard me 34 pikë e 12 kërcime dhe Paul George me 31 pikë.

Kurse te Utah Jazz, Mitchell pati ndihmën e duhur edhe pse nuk arritën fitoren.

Më të dalluarit ishin Rudy Gobert me 12 pikë e 10 kërcime dhe Jordan Clarkson me 14 pikë nga banka rezervë.

Dueli i katërt mes Utah Jazz dhe LA Clippers do të luhet të hënën më 14 qershor.

https://www.youtube.com/watch?v=18fB6Ovqkqs&ab_channel=MLGHighlightsMLGHighlightsVerified

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore