Shqipëria

Kuvendi Kombëtar i PD-së rikthen Topallin: Sot është dita për të bërë kthesën


“Ndoshta mund të them një gjë, që dhe pa qenë në krye të PD-së dhe pa qenë deputete, njeriu duhet të gjejë forcën për të thënë të vërtetën e tij. E vërteta është liria e individit. Jemi në një kohë që duhet të bëjmë beteja të vërteta”.

Kështu do të shprehej ish-nënkryetarja dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, përpara nisjes së Kuvendit Kombëtar të Komisionit së Rithemelimit të PD-së.

Kujtojmë që Topalli u përjashtua gjashtë vite më parë nga kryetari asokohe Lulzim Basha, nga drejtimi i fushatës elektorale të PD-së.

Topalli u rikthye me një mesazh që, ”bashkimi të bëhet mbi vlera, te njerëzit e thjeshtë, tek ata që kërkojnë një opozitë reale”.

Ajo u shpreh se të lësh vendin pa opozitë “është një dëm i madh për një vend”.

“Sot është dita për të bërë kthesën”, e përmbylli ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, e cila e mbajti drejtimin e këtij institucioni në kohën kur demokratët qeverisnin vendin më në krye Sali Berishën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore