Lajme

Kushtetuta e Kilit në rrezik, një nga protestuesit ka gënjyer për sëmundjen e tij


Përpjekjet e Kilit për të rishkruar kushtetutën e saj të epokës Pinochet, janë tronditur nga zbulimi se një nga anëtarët më të shquar të tij ka gënjyer për betejën e tij shumë publike me kancerin.

Rodrigo Rojas Vade, 37 vjeç, pranoi se nuk ёshtё sёmurё me leucemi, pasi njё investigim nga e pёrditshmja “La Tercera”, zbuloi disa mospёrputhje nё rrёfimet e tij.

Theksohet se sëmundja e tij, përbëri faktorin kryesor tё ngritjes nё karrierën politike.

Kur shpërthyen protestat kundër pabarazisë në Kili në tetor tё vitit 2019, Rojas Vade ishte një prani e rregullt në vijën e parë të frontit në Santiago.

Nё daljet e tij ai paraqitej me parulla të shkruara në gjoks dhe pankarta, që përshkruanin sfidat e tij për të paguar për kimioterapinë.

Ai shkroi një blog të quajtur “Kanceri, realitet pa filtër”, dha intervista në media lidhur me trajtimet mizore që kishte pёrjetuar dhe madje në një demonstrim, u fotografua me një kateter në mesin e tij.

Megjithatё, “La Tercera” zbuloi se historia e tij nuk ishte e vёrtetё, çka bёri qё komiteti kushtetues tё kёrkoj njё hetim ligjor.

Në deklaratën e tij zyrtare të pasurisë, Rojas Vade kishte deklaruar po ashtu një borxh prej 27 milionë pesos, me Scotiabank, me pretendimin e mbulimit tё shpenzimeve tё kimioterapisё.

Të shtunën, Rojas Vade kërkoi falje në një postim në Instagram, duke thënë se ndërsa ai nuk ka leuçemi, në moshën 29-vjeçare u diagnostikua me një sëmundje e cila mbante një stigmë të madhe shoqërore, çka e shtyu tё thoshte se kishte formёn e rrallё tё kancerit.

“Kam bërë një gabim, të tmerrshëm. Nuk u tregova i sinqertë me ju, familjen time apo askënd. Gënjeva për diagnozën time, nuk kam kancer”, tha ai në videon në Instagram.

Megjithatё ngjarja nuk pёrfundon kёtu. Rasti flitet se mund tё sjellё pasoja nё konventёn kushtetuese, besimi nё tё cilёn sipas ekspertёve do tё bjerё.

“Nëse delegatët e tjerë arrijnё tё demonstrojnë se bёhet fjalё vetёm pёr njё rast tё vetёm dhe se nuk pёrfaqёsohet konventa nё tёrёsi, atёherё ata do tё mund tё vazhdojnё punёn me kushtetutёn aktuale”, thanё ekspertёt.

Nёse nuk arrijnё tё mundёsohen provat e mjaftueshme, 155 delegatët e konventës, tё cilёt kanё filluar punёn nё korrik tё vitit, brenda 12 muajsh duhet tё shkruajnё njё kushtetutё tё re.

Dokumenti aktual u hartua pa pjesëmarrje popullore nën diktaturën e Gjeneral Augusto Pinochet nё vitet 1973-1990 dhe u ratifikua në vitin 1980.

Është mësuar gjithashtu se, Vade synon tё dorёhiqet, por deri tani nuk dihen ende mёnyrat se si kjo gjё mund tё arrihet.

Sipas ligjeve të vendit, të gjithë delegatët respektojnë të njëjtat rregulla si kongresistët e Kilit dhe nuk mund tё dorёhiqen nёse sёmundja e tyre nuk pengon në realizimin e punёs së tyre.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore