Lajme

Kurtin e thërret në telefon edhe zv/këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Presidentit Biden, “zgjedhje të reja”


Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet një cicërime në “Twitter”, njoftoi se të enjten ka zhvilluar një bisedë telefonike me Jon Finer, zëvendësin e Jake Sullivan, këshilltar për Sigurinë Kombëtare të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, lidhur me situatën politike dhe të sigurisë në veri të Kosovës.

“E falënderova për telefonatën e tij dhe u angazhova për të punuar me SHBA-të për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurisë  deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, shkroi Kurti.

Ndryshe, kjo telefonatë e zyrtarit amerikan për siguri vjen vetëm pak ditë pas përplasjes së kreut të ekzekutivit kosovar me SHBA-të rreth situatës në veri të vendit. SHBA-ja ka paralajmëruar pasoja për Kosovën, ndërsa e kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për aksionin në veri.

Kryeministri Kurti e ka quajtur Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, “naiv” dhe deklaratën e tij “të gabuar, lënduese dhe të padrejtë”, pasi ky i fundit dënoi përplasjen e serbëve të veriut me policinë, e cila të premten, realizoi njëanshëm aksionin për t’i instaluar me forcë kryetarët e rinj në objektet komunale.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore