Lajme

Kurti: Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës, me rritje ekonomike prej 10.35 për qind


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë-Austrinë në Prishtinë ka deklaruar se janë krijuar 25 mijë vende të reja të punës, me rritje ekonomike prej 10.35 për qind.

“Kemi krijuar 25 mijë vende të reja. 10.53 është rritja ekonomike. Vlera e eksporteve ka arritur 2.7 miliardë. Vlera e mallrave 62 për qind. Investimet kapitale janë rritur 10 për qind më shumë. Përkushtimi për sundim të ligjit po thyejmë rekorde një pas një”, deklaroi Kurti.

Ai tutje përmendi edhe hekurudhat të cilat planifikoj të i ndërtoj.

“Duam të ndërtojmë hekurudhën Prizren-Durrës dhe pse jo ta emërtojmë hekurudhën Carl Gega. Kosova është vendi më i mirë për bërje të biznesit. Investimi në Kosovë do të jetë sukses për ju”.

Ndër të tjera, kreu i ekzekutivit ka falënderuar qeverinë austriake për mbështetje.

“Shkathtësitë e qeverisjes ka përparësi e ka profit. Kosova është falënderuese për mbështetjen nga qeveria austriake dhe mbetet ndër partnerët tonë tregtarë. Në tema të ndryshme në çështje të bashkëpunimit tregtare. Shumë kompani të suksesshme do të takohen me biznese në Kosovë dhe do të shkëmbejnë çështje të fokusit të përbashkët”.

“Meqë po flasim për shtëpi të dytë kur takohemi me palë austriake dua të përmend lidhjet historike të projektit hekurudhor Carl Gega. Ndërtimi i linjave hekurudhore në Austri janë rezultat i Carl Gegës. Ftoj qeverinë austriake të na bashkëngjiten në projekte infrastrukturore”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Forumin Ekonomik Kosovë-Austri në Prishtinë.

Ndërsa, ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, është shprehur se shteti i tij është investitori i katërt më i madh në Kosovë, që vazhdon t’i mbështesë aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe liberalizim të vizave.

“Austria është investitori i katërt në Kosovë. Austria ka mbështetur aspiratat e Kosovës për anëtarësim në NATO dhe liberalizim të vizave. Austria kontribuon në gjithë stabilitetin e regjionit. Austria është partner më i rëndësishëm i UNICEF në Kosovë. Sot pasdite për bashkëpunim ekonomik do të zhvillohet sot”, tha ambasadori.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, theksoi se synimi i Qeverisë është përmirësimi i klimës së të bërit biznes.

“Ky zinxhir i integrimit është për rritjen e eksportit. Nën udhëheqjen e kryeministri Kurti jemi të përkushtuar të përmirësojmë klimën e bizneseve. Kosova është përmirësuar në 17 vende në indeksin e korrupsionit. Kjo konfirmon përkushtimin e qeverisë ndaj korrupsionit për zero tolerancë. Plani ynë qeveritar është ambicioz për të përmirësuar pjesën e politikave”.

“Ajo çka ofron Kosova për kompani është më shumë fleksibilitet. Kosova ofron lokacion strategjik. Më i rëndësishmi është porti i Durrësit. Ne duhet të bashkëpunojmë më shumë dhe të sjellim më shumë biznese në vend. Me rëndësi për bizneset është ngarkesa e ulet tatimore”, tha Hajdari.

Hajdari, bëri të ditur edhe bashkëpunimet të cilat është duke i bërë.

“Ministria jonë është duke punuar me ministrinë e Ekonomisë dhe çështje dixhitale dhe aftësimit të edukimit profesional. Ministria ka departament të dixhitalizimit dhe do të bashkëpunojë me Odën Ekonomike. Oda Ekonomike do të fuqizohet si odë që mund të ofrojë aftësim profesional me bizneset. Jemi duke bashkëpunuar në praktika për aftësimin profesional në Kosovë. Për sistemin dual nevojiten kompanitë dhe shkollat në anën tjetër”.

Në këtë takim morri pjesë edhe kryesuesja për Ekonomi nga Austria, Franz Wessig, e cila e konsidero të domosdoshëm bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.

“Pandemia dhe lufta në Ukrainë na ka ndikuar të gjithëve dhe na ka treguar sa është e varur ekonomia jonë. Është e domosdoshme të punojmë me miq tanë. Marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy vendeve janë shumë të fuqishme”.

“Austria është ndër sektorët më të rëndësishëm ekonomik e të energjisë në Kosovë. Kur është fjala për tranzicion të gjelbërt, Austria mund të ofrojë shumë në hidrocentrale. Sektori i teknologjisë së gjelbërt në Austri është mbi 5 miliardë. Sektori i teknologjisë paraqet bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Austrisë”.

Kurti: Rritja ekonomike e Kosovës frikëson armiqtë e saj

Pas miratimit të projektbuxhetit për vitin 2022 në Qeveri, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte thënë se vendi ka shënuar rritjen më të lartë ekonomike gjatë qeverisjes së tij, duke e krahasuar Kosovën me shtetin kroat.

“Sot lajmi kryesor që i frikësohen të gjithë armiqtë e Kosovës është rritja ekonomike”, pati thënë Kurti më 29 tetor.

“A e dini çka do të thotë që nëse përgjatë viteve të kësaj dekade ne vazhdojmë me rritje nga 10 përqind, ne do t’i afrohemi Kroacisë”, ka thënë ai.

Tutje Kurti tha se rritja ekonomike është e pashembullt në Ballkan.

Sipas tij “ne i afrohemi vendit që së fundmi iu bashkua BE-së. Prandaj, është tejet e rëndësishme dhe asnjëherë mjaftueshëm e theksuar rritja ekonomike e Kosovës tani”.

Rritja ekonomike në vend ka ndodhur për shkak se qytetarët kanë shpresë ka thënë Kurti, duke mos dhënë ndonjë “formulë” se si shpresa rritë ekonominë e vendit.

“Rritja ekonomike ka ndodhur tek ne, se qytetarët mendojnë të ardhmen, dhe më shumë mendojnë të kursejnë sesa të shpenzojnë. Kundërshtarët e Kosovës kanë interes që qytetarët të mos shpenzojnë por kursejnë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore