Lajme

Kurti: Gjermania dhe Franca do ta ndihmojnë marrëveshjen finale me Serbinë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mirëpritur përfshirjen e Gjermanisë dhe Francës për të ndihmuar në dialogun me Serbinë që ka në qendër njohjen reciproke.

“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrën e të cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe neve në veçanti, ndodhet Gjermania dhe Franca”.

I pyetur për vizitën e ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi dhe dy këshilltarëve të jashtëm të kancelarit gjerman, OIaf Scholz dhe presidentit francez, Emmanuel Macron ai ka thënë se pret mbështetjen e tyre për arritjen e marrëveshjes finale.

“Andaj, ne e mbështesim faktin që dy shtete kaq të rëndësishme evropiane dhe njohëse të republikës sonë që nga fillimi, do të ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”, ka thënë Kurti pas ceremonisë së shënimit të 23-vjetorit të Policisë së Kosovës.

Ndërkaq sa i përket reciprociteti kreu i ekzekutivi tha se është duke u zbatuar në të gjitha pikat kufitare Kosovë-Serbi.

“Në pika kufitare po vlen reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptojë të plotë, ngase liria e cunguar nuk është liri. Dhe këtë gjë zv.kryeministri është duke e negociaor edhe me ndërmjetësit. Pika kufitare me Serbinë ajo vlen”.

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i shoqëruar nga dy këshilltarët të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun, gjatë vizitës së tyre në Kosovë më 9 shtator do të takohen me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Albanian Post, Sebastian Feldmeier, Zëdhënësi i Qeverisë gjermane, i cili ka thënë se qëllimi kryesor i Kancelarit gjerman, Olaf Schloz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, në këtë rast është siguria në Evropë, duke përshirë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Dhe mu për këtë arsye shpjegon, Feldmeier, për Albanian Post, dy liderët evropianë kanë caktuar këshilltarët e tyre për politikë të jashtme, Jens Ploetner dhe Emmanuel Bonne, të mbështesin, Miroslav Lajçak’un në përpjekjet e tij për të gjetur një zgjidhje përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Si hap i parë”, tha zëdhënësi në Berlin, “të dy këshilltarët e politikës së jashtme të shoqëruar nga Lajcak do të vizitojnë Kosovën më 9 shtator për t’u takuar me kryeministrin Kurti dhe Serbinë për t’u takuar me Vuçiç’in – me qëllim të shqyrtimit të opsioneve për përparim në dialog”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore