Sport

Kur sporti synon pjesëmarrjen në politikë


Një ndër bokserët më të mirë të të gjitha kohërave, Manny Pacquiao, do të kandidojë për president të Filipineve vitin tjetër.

42-vjeçari e pranoi nominim për president gjatë mbledhjes së asamblesë nacionale të partisë PDP-Laban Party.

Manny Pacquiao gjatë një fjalimi në senatin e Filipineve

Në fjalimin e tij, ai u shpreh se ai “është një luftëtar”.

“Unë jam një luftëtar, dhe gjithmonë do të jem i tillë, brenda dhe jashtë ringut. Po e pranoj nominim tuaj si kandidat për president të Republikës së Filipineve”.

Pacquiao tha që 200 milionë dollarë të cilat ishin të ndara për të ndihmuar familjet e varfëra, nuk janë dhënë.

Ky zbulim erdhi falë planit të tij “anti-korrupsion”.

Ky plan erdhi pasi senati i Filipineve hapi një hetim mbi çmimin e lartë të barnave dhe mjeteve mjekësorë që ishin blerë gjatë pandemisë.

Rodrigo Duterte, presidenti aktual i Filipineve, tha që të gjithë këto akuza po ngriten për pikë politike, dhe se Pacquiao nuk ka asnjë dëshmi.

Rodrigo Duterte, presidenti i Filipineve

Mirëpo, përgjigja e Manny-t ishte “koha juaj ka mbaruar”.

Manny Pacquiao është i vetmi bokser në histori që ka fituar tituj në tetë divizione të ndryshme.

Manny Pacquaio me një nga titujt e tij

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore