Përballje

Kupa e Afrikës, sot marrin formë çerekfinalet


Sezoni i vitit 2022 i Kupës së Afrikës ngadalë po merr formë.

Gjatë ditës së mërkurë, zhvillohen edhe dy takime që kompletojnë çerekfinalet e këtij kompeticioni.

Deri tani, ato që dihen janë:

Gambia – Kameruni

Burkina Faso – Tunisia

Nga ndeshjet e sotme, kundërshtarët e tyre do t’i mësojnë Senegali dhe Maroko.

Sikur në ditët e kaluara, edhe sot janë në program dy takimet, me fillim në orën 17:00 dhe 20:00.

Dita nis me super takimin mes Bregut të Fildisht dhe Egjiptit.

Në këtë takim, përballë vijnë yjet Premier League, Nicolas Pepe dhe Mohamed Salah.

Takimi pritet të jetë shumë i barabartë, me të dy skuadrat që përshkruajtën rrugë të njëjtë në fazën e grupeve.

Fituesi i duelit Bregu i Fildisht – Egjipt, do të përballët në raundin tjetër me Marokun, që arriti mbrëmë fitoren 2-1 përballë Malawi-t.

Ndeshja tjetër e ditës është ajo mes Mali-t dhe Guinesë Ekuatoriale.

Dy skuadrat që shkaktuan befasinë me kualifikimin tutje, sot përballen me njëra-tjerën.

Fituesi i këtij takimi, në fazën çerekfinale do të përballet me Senegali-n e Sadio Mane-s.

Kupa e Afrikës ngadalë po vjen në fund, dhe lufta për mbretin e kontinentit po bëhet çdo ditë e më e ashpër.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore