Shqipëria

Kuçovë/Ngacmim seksual me të mitur, nën hetim 31 vjeçari


Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngacmimin seksual e një të mituri. P.P., një 31 vjeçar nga Kuçova është arrestuar. Mësohet se 13 vjeçari dhe 31 vjeçari P.P. janë njohur me njëri-tjetrin duke luajtur prej disa kohësh së bashku në internet me një lojë “Free Fire”.

Ka qenë 31 vjeçari ai që e ka ftuar 13-vjeçarin për të pirë më pas një kafe në qytetin e Kuçovës. Gjatë kësaj kohe, P.P. e ka prekur seksualisht të miturin. Ai ka bërtitur dhe është larguar me vrap nga kafeneja.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy javë më parë, por djali nga frika nuk kishte treguar asgjë në familje. Pasi prindërit kanë parë që djali ishte shumë i shqetësuar, e kanë pyetur vazhdimisht derisa ai u ka treguar çfarë kishte ndodhur.

Prindërit me fëmijën janë drejtuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, ku 13 vjeçari ka denoncuar gjithçka kishte ndodhur, në prani edhe të një psikologu.

Pas denoncimit të të miturit, policia e Beratit ka arrestuar në banesën e tij  31 vjeçarin, i cili akuzohet për “ngacmim seksual” me të mitur.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, ku edhe do kryhen tashmë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore