Sport

Kualifikueset e Katar 2022 në Amerikën e Jugut, mes spektakëlit dhe ndërhyrjeve ‘horror’ (VIDEO)


Orët e para të mëngjesit të të mërkurës, me orën e Shqipërisë, në Amerikën Jugut janë luajtur tre ndeshje kualifikuese, të vlefshme për Kupën e Botës, Katar 2022.

Kolumbia barazoi pa gola me Paraguajin. Barazim pa gola pati edhe në klasiken mes Brazilit dhe Argjentinës. Ekuadori fitoi me rezultatin 2-0 në transfertë përballë Kilit.

Në sfidën mes Argjentinës dhe Brazilit, mungoi goli, por jo spektakëli në fushë. Nga “nutmeg” i Angel di Maria-s ndaj Vinicius Junior-it, deri te “rainbow flick” i Vinicius-it ndaj Nahuel Molina-s, të gjitha u panë në këtë ndeshje.

 

 

Një epison jo shumë i këndshëm ndodhi në sfidën mes Kilit dhe Ekuadorit. Lojtari i Inter-it dhe Kilit, Arturo Vidal, la fushën vetëm pas 13 minutave lojë. Mesfushori u ndëshkua me karton të kuq, pas ndërhyrjes “horror” ndaj kundërshtarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore