Lajme

Kryeministri i Sri Lanka-s i gatshëm të japë dorëheqjen


Kryeministri i Sri Lanka-s, Ranil Wickremesinghe, deklaroi para liderëve politikë se është i gatshëm të tërhiqet dhe t’i hapë rrugën një qeverie të re.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia Associated Press.

Wickremesinghe, sipas zyrës së tij, po e merrte këtë vendim pasi shpërndarja e karburantit do të rifillojë.

Vendimi i tij vjen pasi krerët e partisë u takuan në Colombo.

Kjo, për t’u përpjekur të zgjidhin një krizë që filloi të shtunën më herët me protestuesit që hynë në rezidencën zyrtare dhe zyrat e presidentit Gotabaya Rajapaksa.

Ata kërkonin dorëheqjen e presidentit.

Rajapaksa u largua nga rezidenca e tij zyrtare rreth orës 10 të mëngjesit me orën lokale.

Pamjet e filmuara treguan një numër të madh qytetarësh brenda shtëpisë së fortifikuar.

Ndërkohë, mijëra njerëz dolën në rrugët e kryeqytetit Colombo duke dënuar krizën më të keqe ekonomike të vendit në periudhën e fundit.

Policia hodhi më herët gaz lotsjellës ndaj protestuesve që rrethuan rezidencën ndërsa po lëviznin drejt portave kryesore.

Protestuesit përfundimisht thyen barrikadat dhe hynë në shtëpi.

Ata fajësojnë Rajapaksa-n për problemet ekonomike dhe kanë pushtuar hyrjen e zyrës së tij për tre muaj.

Mediat lokale raportuan se Rajapaksa-n e kishte informuar Wickremesinghe se do të respektonte vendimin e marrë në takimin e liderëve të partisë.

Në prill, Sri Lanka njoftoi se po pezullon shlyerjen e huave të huaja për shkak të mungesës së valutës së huaj.

Borxhi i përgjithshëm i saj i jashtëm arrin në 50 miliardë euro, nga të cilat duhet të shlyejë 27 miliardë euro deri në fund të vitit 2027.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore