Sport

Kroos, kritik ndaj kushteve të punës në stadiumet e Katarit


Katari do të organizojë Kupën e Botës në 2022 dhe është duke ndërtuar infrastrukturën sportive tërësisht të re. Puna në stadiumet e reja të Katarit është në kushte të papranueshme sipas Toni Kroos-it.

Fituesi i Kupës së Botës në 2014 mendon se vendimi për të mbajtur Kupën e Botës në Katar ishte gabim.

“Punëtorët emigrantë u nënshtrohen ditëve pa pushim nën të nxehtin 50 gradë. Ata vuajnë nga ushqimi i pamjaftueshëm, pa ujë të pijshëm dhe në temperatura të çmendura”, tha Kroos-i në podcastin e vëllai të tij, Felix-it.

Ndër të tjera, Kroos-i tha se në Katar, ishte një vendim “jo i mirë”. Ai përmendi gjithashtu se homoseksualiteti ndiqet penalisht në atë vend dhe se “dhuna” praktikohet mbi punëtorët.

“Të gjitha këto pika janë absolutisht të papranueshme”, tha ai, ndonëse nuk do ta bojkotonte Kupën e Botës.

“A do të shërbente kjo për të përmirësuar kushtet e punës? Unë mendoj se jo”.

“Futbolli gjithmonë zgjon vëmendje ekstreme, qoftë para turneut apo gjatë tij”, shtoi Kroos-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore