Sport

Kroos flet për kohën kur Reali nënshkroi me Hazard-in


Toni Kroos nuk u përmbajt kur foli për nënshkrimin e Real Madrid-it me Eden Hazard-in.

Pasi bëri përshtypje në Premier League me Chelsea-n, Hazard përfundoi një lëvizje të “madhe” në Madrid në vitin 2019 në një marrëveshje me vlerë 100 milionë euro.

Megjithatë, belgu nuk arriti të përballojë situatën pasi koha e tij si lojtar i Madridit u pengua keq nga një sërë problemesh lëndimesh.

Më herët gjatë muajit u bë e ditur se Hazard do të largohet nga Madridi në fund të sezonit 2022/23.

Duke folur në podcast-in e tij Einfach mal Luppen, Kroos dukej se e goditi Hazard-in kur fliste për nënshkrimet me para të mëdha të Madridit.

Ai tha: “Ne kishim një lojtar tjetër që erdhi për shumë para dhe në thelb e la karrierën e tij të vdiste”.

“Ishin shumë para, mendoj se të gjithë do të thoshin se nuk ishte një transferim i mirë. Por le të jemi pozitivë”

Më parë, Kroos tha se nuk i vjen keq për Hazard, pavarësisht periudhës së tij të vështirë.

Gjermani tha për “Eleven Sports”: “Sigurisht që është një situatë e vështirë, por keqardhja është e pavend në futboll”.

“Unë nuk mendoj se Eden ka një jetë të keqe. Ju mund të ndjeni keqardhje për njerëzit që kanë një jetë shumë më të keqe se ai. Nuk ka të bëjë me paratë, nuk më vjen keq për askënd në futboll”, kishte thënë mes tjerash Kroos.

Kujtojmë që Hazard gjatë periudhës së tij në Real Madrid ka luajtur në 76 ndeshje në të gjitha garat prej të cilave ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar 12 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore