Përballje

Kroacia gabon, shtetet tjera bëjnë detyrën


Janë zhvilluar 11 ndeshje në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kanë ndodhur befasi, por shumica e favoritëve kanë arritur fitore të lehta.

Dita nisi herët me grupin H.

Qipro dhe Malta ndanë pikët në një barazim të luftuar 2-2, duke mbetur të fundit në grup me nga pesë pikë.

Në të njëjtin grup, Kroacia u shokua duke u ndalur në barazim identik sikur Qipro dhe Malta, nga Sllovakia.

Kroatët i shpëtoi një gol i bukur nga Luka Modric që të mos humbin tre pikët.

Rusia fitoi tre pikë me fitoren e vuajtur 1-2 në fushën e Sllovenisë.

Pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, gjendja në grupin H duket kështu:

Grupi E:

Në grupin E, Çekia dhe Uellsi bënë detyrën.

Uellsianët fituan minimalisht në fushën e Estonisë, duke mbajtur hapin me Çekinë.

Kurse, këta të fundit e arritën një fitore të thjeshtë në fushën e Bjellorusisë, 0-2.

Avantazhi kryesor për ishullorët është fakti se kanë zhvilluar një ndeshje më pak.

Kështu duket gjendja në këtë grup:

Grupi G:

Në grupin G, Holanda, Turiqa dhe Norvegjia e bënë detyrën.

Holandezët arritën fitoren e thellë me rezultatin 6-0 përballë modestëve të Gjibraltarit.

Norvegjia u mjaftua me rezultatin 2-0 për të shënuar fitore të madhe përballë Malit të Zi.

Kurse Turqia në fund mposhti Letoninë 1-2.

Gjendja në grupin G, duket kështu pas tetë ndeshjeve:

Grupi J:

Gjermania merr hak nga Maqedonia e Veriut për humbjen shokuese në Gjermani.

Panzerët fituan me rezultat të pastër 4-0 në Shkup, duke e nxjerrur Maqedoninë nga vendi i dytë.

Në të njëjtin grup, Rumania përfitoi nga hapi fals i Maqedonisë.

Rumunët arritën një fitore minimale 1-0 përballë Armenisë, po ashtu në luftë për një vend në play-off.

Islanda arriti një fitore formale 4-0 përballë Lihtenshtajtin.

Gjendja në grupin J pas tetë takimeve është shumë e nxehtë:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore