Lajme

Kreu i ri i Al-Qaeda, aset për Iranin


Një ish-gjeneral egjiptian mund të jetë kreu i ri i Al-Qaeda-s. Por, izolimi i tij në Iran dhe qenia potenciale si peng në negociatat SHBA-Iran, mund të quhet si një siguri se dhunë e tillë si në sulmet e 11 shtatorit, nuk do të rikthehet.

Ayman Zawahiri ish-kreu organizatës terroriste, nuk është parë prej vitesh në skenë. Hamendësime ka se mund të ketë vdekur.

Spekulimet janë që, nëse ai është me të vërtetë ka vdekur, mund të zëvendësohet në krye të Al-Qaeda-s nga një egjiptian tjetër, Seif Al-Adel (Mohammed Zeidan). Kjo, duke marrë parasysh që Husam Abd al-Rauf, i njohur më mirë nga nom de guerre Abu Muhsin al-Masri, tani ka vdekur gjithashtu.

Kush është Saif Al-Adel?

Saif Al-Adel ka shërbyer si kreu i komitetit të sigurisë së al Kaedës. Ndërsa pas ndërhyrjes së SHBA në Afganistan Irani vendosi në arrest shtëpie duke ikur nga luftëtarët dhe organizatorët e Al-Kaidës, më vonë po irani  u dha atyre leje e liri për t’u takuar dhe komplotuar sulme nga trualli iranian.

Terroristët që Irani lejoi të veprojë përfshinin Saif al-Adel, Abu Muhammad al-Masri (Abdullah Ahmed Abdullah, i vrarë nga një komando izraelite në gusht të vitit të kaluar), Mustafa Hamid, Muhammad Rab’a al-Sayid al-Bahtiyti, Ali Saleh Husain, Adel Radi Saqr al-Wahabi al-Harbi.

Sulmet e tyre në Liban dhe ato të Hezbollahut u koordinuan nga Damasku nga ambasadori Ali Akhbar Mohtashemi.

Adel-i ka rreth 30 vite aktive në terrorizëm. SHBA-ja madje ka vënë një shpërblim prej 7.5 milionë dollarësh për kapjen e tij. Ai mendohet se ka pasur rol në bombardimin e ambasadave të SHBA-së në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998. Nga këto sulme mbetën të vrarë 224 persona.

Përfshirje mendohet se ka pasur edhe në misionin e 1993-ish, “Black Hawk Down”, në Somali. Për sa i përket sulmeve të 11 shtatorit në kullat binjake të New York-ut, Adel-i ka qenë thelbësor në ndërtimin e rrjetit që kreu sulmin.

“Për shkak të izolimit të tij në Iran, aftësitë drejtuese ulen dhe rrezikshmëria po ashtu”. Kështu mendon Philip Riding, ekspert mbi çështjet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Gjithsesi, duke marrë parasysh eksperiencën e gjatë të Adel-it, rreziku mbetet i lartë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore