Shqipëria

KQZ/ Takim me ambasadorin britanik në kuadër të zgjedhjeve


Ditën e enjte Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilir Celibashi, u takua me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman.

Lajmi u bë i ditur nga vetë faqja zyrtare e Komisionit të zgjedhjeve (KQZ).

Celibashi e ka njohur ambasadorin britanik me përgatitjet e procesit zgjedhor të datës 25 Prill.

Sipas deklaratës zyrtare ai e ka siguruar se KQZ-ja po punon me përgjegjshmëri që zgjedhjet të jenë në standardet e kërkuara.

Duncan  ka konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për KQZ-në.

“Po punojmë me të gjitha institucionet shqiptare dhe partnerët për të siguruar që zgjedhjet e ardhshme të përmbushin standardet më të larta”, është shprehur ai.

Më herët KQZ-ja ka miratohuar rregullat e akreditimit të vëzhguesve dhe kriteret për përzgjedhjen e monitoruesve të fushatës zgjedhore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore