Stil

Kourtney Kardashian: Mjeku më tha të pi spermë katër herë në javë


Kourtney Kardashian me burrin e saj Travis Barker

Gjatë episodit të fundit të shfaqjes televizive “The Kardashians”, Kourtney Kardashian zbuloi se mjeku i saj i fertilitetit i tha të pinte spermën e Travis Barker .

Siç raportoi “Jezebel”, Kourtney foli për përpjekjen e saj dhe të bashkëshortit për të pasur një fëmijë së bashku. Gjatë një vizite te mjeku, gjatë së cilës motra më e madhe Kardashian foli për nivelet e saj të tiroides, ajo zbuloi këshillat e çuditshme që i ishin dhënë.

“Nuk e mbaj mend atë që tha, nëse ishte e ulët apo e lartë”, tha Kourtney, përpara se të zbulonte se çfarë i sugjeroi doktori i saj i fertilitetit.

“Rrjedhja jonë e fundit e vezëve nuk ishte e suksesshme”, zbuloi Kortney, e cila është nëna e katër fëmijëve me ish- partnerin e saj Scott Disick.

“Por ai na tha, se gjëja që do ta ndihmonte ishte pirja e spermës së [Travis], katër herë në javë”.

Kortney Kardashian me burrin e saj Travis Barker

Travis, i cili dukej i emocionuar nga lajmi, shtoi: “unë e dua këtë doktor”. Megjithatë të dy lanë të kuptohet se në fakt nuk e kanë ndjekur atë këshillë.

“Pra, gjëja jonë e re që do të provojmë është një pastrim ‘Panchakarma’. Është si 3000 vjet i vjetër”. 43-vjeçarja tha se pastrimi ka për qëllim “të nxjerrë nga trupi të gjitha toksinat që janë thellë brenda indeve tona [për të pasur] vezë me cilësi më të mirë”.

Dyshja kanë dokumentuar rrugëtimin e tyre të fertilitetit gjatë sezonit të ri dhe madje kanë filmuar takimet me mjekun e tyre për shfaqjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore