Përballje

Kosovë: Dy ekipet e Prizrenit humbin brenda një nate


Java e 21 filloi me dy ndeshje shumë interesante. Dueli mes Trepçës dhe Ponte Prizrenit e cila përfundoi me dramë, duke shkuar dy herë në vazhdime. Ndërsa dueli mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit përfunoi me dominimin e Prishtinasve.

Ndeshja mes Trepçës dhe Ponte Prizrenit nuk arriti të përfundoj në kohën e rregullt, ata shkuan në kohë shtesë për ta gjetur fituesin. Në fund triumfoj Trepça me fitore minimale 116:114.

Ndeshja ishte shumë e barabartë deri në fund të ndeshjes ku mitrovicasit fituan me diferenc prej vetëm 2 pikëve.

Kishte performanca të mrekullueshme individuale nga dy ekipet, por Koljevic ishte ai që u tregua vendimtar në fund të ndeshjes.

Më të dalluarit në skuadrën e Trepçës ishin Stavros Toutzaiarkis i cili dominoi lojën në ajër me 30 pikë e 22 kërcime, Ivan Koljevic me 28 pikë e 11 asistime dhe Drilon Hajrizi me 22 pikë, 11 kërcime e 7 asistime.

Ndërsa te Ponte Prizreni më të mirët ishin Divine Myles me 29 pikë e 10 kërcime e 7 asistime, Kwame Vaughn me 27 pikë dhe Joshua Martin me 15 pikë e 16 kërcime.

Trepça ndodhen në pozitën e gjashtë me 8 fitore e 13 humbje.

Ndërsa Ponte Prizreni i prijnë superligës me 13 fitore e 7 humbje.

Dueli mes Prishtinës dhe Bashkimit nuk ishte dramatik si dueli në palestrën e “Minatorit” por ishte mjaftë e barabart deri në çerekun e fundit ku Prishtinasit fituan me diferenc prej 10 pikëve.

Ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Bashkimit përfundoi me rezultat 99:89.

Te Prishtinasit më të mirët ishin Nigel Jonson me 31 pikë e 9 asistime dhe Tevin Mack i cili kontribojë me 22 pikë.

Ndërsa, Bashkimi kishte pesë lojtarë me pikë dyshifrore, por më të dalluarit ishin Christian Lutete me 31 pikë dhe Obinna Oleka i cili dominoi lojën në ajër me 14 pikë e 24 kërcime.

Sigal Prishtina ndodhen afër fundit të tabelës, në pozitën numër shtatë me 7 fitore e 14 humbje.

Kurse Bashkimi janë në pozitën e pestë me 10 fitore dhe 10 humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore