Lajme

Kosova për herë të parë nikoqire e Kongresit Botëror për personat me nevoja të veçanta


Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

Kosova për herë të parë është bërë nikoqire e Kongresit Botëror për personat me nevoja të veçanta

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë se e gjithë kjo është arritur falë angazhimit.

“Për herë të parë Kosova ishte nikoqire e Kongresit Botëror për Personat me Aftësi të Kufizuara”.

“Kjo falë angazhimit të vazhdueshëm të Elvana Shalës, Ambasadores së Vullnetit të Mirë për 🇽🇰 në Komisionin Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, të cilën e falënderoj përzemërsisht për këtë organizim fantastik!”.

Rama, ka theksuar se do të ketë bashkëpunime edhe të tjera më ndërkombëtarët.

“Jam shumë i lumtur që patëm mundësinë të diskutojmë se si bashkëpunimi ndërkombëtar ndërmjet komuniteteve mund të na ndihmojë të punojmë dhe jetojmë në një mënyrë më gjithëpërfshirëse”, ka shkruar ai.

Kosova, nikoqire e Kongresit Botërorë për personat me aftësi të kufizuar.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka shpallur vitin 2022 si vit të personave me aftësi të kufizuar.

Nga viti 2009 Kosova ka një ligj të veçantë që obligon çdo institucion publik dhe privat që në çdo 50 punëtorë të ketë të punësuar një person me aftësi të kufizuar.

Ligji për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara ka për qëllim të avancojë pozitën socio-materiale dhe integrimit në jetën e përditshme të personave me aftësi të kufizuara.

Sipas këtij ligji, punëdhënësi i cili nuk i përmbush detyrimet që dalin nga ligji, obligohet që për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, të paguajë në buxhetin e Kosovës kontribute mujore në lartësi prej 1 për qind të shumës së pagës minimale.

Përkundër kësaj ky ligj nuk gjen zbatim në praktikë.

Kosova, kritika ka vazhdimisht edhe për ofrimin e dobët të shërbimeve për këtë kategori të qytetarëve si dhe për ofrimin e qasjes në arsim.

3 qershori, njihet si Dita Ndërkombëtare e Personave me Nevoja të Veçanta.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se një miliard njerëz në të gjithë botën jetojnë me aftësi të kufizuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore