Përballje

Kosova akull e ftohtë përballë Danimarkës, arrin fitoren e madhe


Kosova ka arritur fitore të madhe përballë Danimarkës në ndeshjen e vlefshme për parakualifikimet e FIBA Eurobasket 2025.

Dardanët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, sidomos në periudhën e dytë dhe të tretë.

Ndeshja filloi pak a shumë e barazpeshuar.

Dhjetë minutat e para përfunduan me epërsi një pikë të Kosovës, 18:19.

Në periudhën e dytë, Kosova shënoi katër pikë më shumë, duke e mbyllur pjesën e parë me rezultat 39 – 34.

Dardanët zgjidhën gjithçka në periudhën e tretë, duke fituar me nëntë pikë epërsi.

Çerekut të katërt Kosova iu drejtua me 14 pikë epërsi me fitoren thuajse të siguruar.

Danezët arritën të ishin më efikas në dhjetë minutat e fundit, por Kosova e mbylli ndeshjen me fitore 78-73.

Te Kosova u dalluan Valon Bunjaku dhe Drilon Hajrizi me nga 14 pikë dhe Dardan Berisha me 16.

Kosova ka një fitore dhe një humbje, ndërsa Danimarka një humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore