Kosova

Jahjaga me donacion tjetër për Klinikën e Kirurgjisë Torakale


Foto nga ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ish presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në bashkëpunim me një kompani të shëndetit të premten ka dhenë edhe një donacion tjetër pas inaugurimit të pajisjes SPECT/PET/CT, më 27 prill.

Lajmin e ka bërë të ditur Jahjaga përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Pas inaugurimit të pajisjes SPECT/PET/CT në Mjekësinë Nukleare, në partneritet me Medica, sot dhuruam pajisjen Sentinel Node në Klinikën e Kirurgjisë Torakale”.

Ajo ka sqaruar se kjo pajisje do të shërbejë për diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit.

“Viteve të fundit ka rritje të konsiderueshme të rasteve të kancerit në vend dhe gjithë botën. Andaj dhurimi i kësaj pajisje të avancuar do të përmirësoj padyshim saktësinë e ndërhyrjeve, do të minimizojë kohën e shërimit dhe do të përmirësoj rezultatet e përgjithshëm të pacientëve, veçanërisht në diagnostikimin dhe trajtimin e kancerit të gjirit dhe melanomës”.

Ndërsa, ka theksuar se angazhimi i saj për shëndetin publik të Kosovës, do të vazhdojë.

“Ky donacion, si vazhdimësi e donacionit për Spitalin Pediatrik, Mamografit në Komunën e Kamenicës, SPECT/PET/CT, dëshmon përkushtimin tim të palëkundur dhe të Fondacionit Jahjaga ndaj shëndetit publik dhe mirëqenies së qytetarëve tanë”.

Nga hulumtimet dhe të dhënat botërore që i kishte prezantuar Bordi Nacional i Kancerit në Kosovë, thuhet se në botë janë 14 milionë raste të reja në vit me kancer, derisa parashihet që deri në vitin 2030, numri i rasteve me kancer të arrijë shifrën prej 21.7 milionë në vit.

Në shumë prej klinikave të Qendrës Klinikë Unviersitare të Kosovës, pacientët duhet të enden për shkak të prishjes së aparaturave.

Në disa të tjera aparaturat janë moderne dhe funksionale, por nuk ka kush të operojë me to.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore