Shqipëria

Korçё/Ndalohen gjashtё emigrantё sirianё qё tentuan tё kalojnё kufirin


Policia e Shtetit ka njoftuar goditjen e njё rasti tё veprimtarisё kriminale pёr kalim tё paligjshёm tё kufijve kundrejt shpёrblimit.

Gjashtё emigrantё tё paligjshёm e ndaluan nga shёrbimet e Policisё nё fshatin Gështenjas, teksa po transportoheshin me njё mjet tip “Volkswagen”.

Ёshtё arrestuar nё flagrancё dhe ёshtё vendosur nё pranga autori i veprimtarisё, F. F., 35 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll.

Kundrejt njё shpёrblimi prej 200 euro secili, emigrantёve i’u ishte premtuar kalimi drejt vendeve tё BE-sё.

I pyerur pёr Albanian Post zёdhёnёsi i policisё sё shtetit, tregoi se emigrantёt ishin kryesisht me origjinё siriane dhe vinin nga shteti i Greqisё.

Materialet nё kuadёr tё operacionit “Perimetri” kaluan pranё Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprimet e mëtejshme hetimore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore