Sport

Kontrata njëmilardëshe e të drejtave televizive


Të drejtat televizive janë arsyeja kryesore që një ligë ose tjetra ngritet në piedestal në aspektin ekonomik.

Kështu ka ndodhur me Premier League-n, gjithmonë.

Liga e futbollit anglez gjithmonë ka pasur një reklamim dhe transmetim të jashtëzakonshëm, saqë tani jo vetëm që njihet si liga më tërheqëse  në botë, por, është larg liga më e pasur në botë.

Një krahasim i thjeshtë, që paraqet shumë mirë të ardhurat që gjenerojnë në Federatën e Futbollit Anglez:

Fituesi i Champions League-s fiton një shifër rreth 100 milionë euro.

Fituesi i play off-it në Championship, fiton plot 220 milionë euro.

Të njëjtën metodë si Premier League, do të përdorë edhe La Liga.

Të drejtat e tyre televizive në Amerikë, La Liga i ka shitur te Disney për një shifër të 1.4 miliardë dollarëve.

Kjo është kontrata më e madhe që Federata Spanjolle e Futbollit e ka nënshkruar ndonjëherë.

Në këtë mënyrë, Disney do t’i transmetojë ndeshjet e La Liga-s në Amerikë nëpërmjet ESPN-së.

Kjo e ringjallë idenë që çdo skuadër e La Liga-s të luajë një ndeshje sezonale në Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, kjo kontratë do të thotë që fituesi i La Liga-s, nga sezoni i ardhshëm, do të përfitojë dyfish më shumë se tani.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore