Shqipëria

KMSH: Vota është e shenjtë, nuk duhet të shitet, as të blihet


Po ashtu si Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë, edhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka shprehur sot mesazhin e tij për zgjedhjet e 25 prillit. Ato iu kanë bërë thirrje qytetarëve të votojnë me vullnet të lirë.

“VOTA është shumë e shtrenjtë, ajo nuk duhet të shitet, as të blihet. Shprehni qëndrimin tuaj ndaj alternativës që dëshironi, me vullnet të lirë, pa u intimiduar nga askush e pa intimiduar ju askënd!”

KMSH ka theksuar se vendi ndodhet në një proces të rëndësishëm dhe se qëndrimi i tyre është si gjithmonë neutral. Ata kanë bërë thirrje për një fushatë të qetë dhe korrekte.

“Qëndrimi ynë për përkatësitë politikë është si gjithmonë, NEUTRAL, por ajo që është e rëndësishme për ne, është procesi. Ne dëshirojmë që fushata elektorale të kalojë e qetë dhe korrekte”.

Shitja e blerja e votës, sipas KMSH-së, është përçmim për dinjitetin njerëzor.

“…shitja apo blerja e votës, veç të tjerave, është edhe përçmim për dinjitetin njerëzor, ruani dinjitetin njerëzor pasi është amanet nga Zoti”.

“I lutemi Zotit që produkti i këtyre zgjedhjeve të jetë legjitim, i drejtë dhe i hajrit për popullin tone”, ka mbyllur mesazhin KMSH-ja

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore