Sport

Klubi i La Liga-s shkarkon trajnerin


Klubi spanjoll, Getafe, e ka shkarkuar nga detyra trajnerin e tyre, Quique Sanchez Flores.

Humbja në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Almeria-s ishte fatale për Flores, që ende pa kaluar 24 orë rezultoi me shkarkim nga detyra.

Pas kësaj humbje, Getafe renditet në vend të 17-të, duke rrezikuar shumë, pasi rezultatet që do të marrin Valencia dhe Espanyol mund ta dërgojnë në La Liga 2.

Lajmin e shkarkimit të trajnerit e ka bërë publik vetë klubi i Getafe-s në një reagim në faqen zyrtare të klubit, ndërsa e falënderoi teknikun për angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij.

Kujtojmë që Flores ishte trajner i skuadrës nga Madridi që nga 6 tetori i vitit 2021, kohë prej të cilës e ka drejtuar skuadrën në 66 ndeshje, prej të cilave ka marrë 18 fitore dhe nga 24 humbje e barazime.

Përveç Getafe-s, gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar edhe klube të ndryshme si: Atletico Madrid, Valencia, Benfica, Watford, etj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore