Sport

Klopp: Të paktën “Anfield” është stadium si duhet


Pas humbjes 3-1 në “Alfredo Di Stefano” nga Real Madrid, Klopp u shpreh shumë i frustruar me gjithçka që ndodhi në ndeshje.

Për referimin, për fushën në të cilën u zhvillua takimi, pak edhe për futbollistët e tij.

“Nëse do të arrish në gjysmëfinale, duhet të fitosh të drejtën për ta bërë. Ne nuk e bëmë atë sonte”, u shpreh Klopp, “nuk luajtëm futboll të mirë për t’i shkaktuar probleme kundërshtarit”.

“E bëm shumë të lehtë për Real Madrid-it”.

Klopp thotë që skuadra e tij nuk meritoi asgjë më shumë, por ai është i kënaqur me golin.

“Nuk merituam asgjë më shumë, por goli na mban gjallë për ndeshjen e kthimit”.

Gjermani u përgjigj edhe rreth zëvendësimit në pjesën e parë të Keita-s.

“Naby nuk ishte fajtor për performancën në pjesën e parë. Nuk luajti mirë, por nuk ishte i vetmi. Mund të zëvendësoja shumë futbollist në ato momente”.

I njohur për komentet e tij të shpeshta, Klopp u shpreh i nervozuar me gjyqtarin, pastaj ironizoi edhe për fushën në të cilën u zhvillua ndeshja.

“Nuk jam i sigurt se çfarë bëri gjyqtari, mua mu duk sikur kishte diçka personale me Mane-n”, tha Gjermani.

“I thash pas ndeshjes që ishte i padrejtë me Sadio-n. Ai nuk na humbi ndeshjen, por një ndeshje si kjo duhet të ketë një refer normal”.

Për stadiumin, Klopp tha: “Të paktën “Anfield” është stadium si duhet. Sonte ishte shumë e vështirë në këtë fushë”.

Para ndeshjes, gjermani e cilësoi “Alfredo di Stefano-n” si një fushë stërvitjeje.

Ndeshja e kthimit luhet më 14 prill, pikëerisht në stadiumin “tamam”, siç e cilëson Jurgen Klopp.

Me disavantazh prej dy golash, Liverpool-i do ta ketë shumë të vështirë, por jo edhe të pamundur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore