Lajme

Kina shtrëngon masat anti-COVID


Rrugët e Pekinit

Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, në një fjalim drejtuar zyrtarëve të lartë të vendit, ka konfirmuar qëndrimin e tij se nuk ka asnjë qëllim për t’u larguar nga angazhimi i politikës zero COVID.

“Duhet të respektoni në mënyrë të palëkundur politikën e përgjithshme të zero-COVID”, i tha ai komitetit të përhershëm të Byrosë Politike prej shtatë anëtarësh.

“Ne e kemi fituar betejën për të mbrojtur Wuhan-in dhe sigurisht që do të jemi në gjendje ta fitojmë betejën për të mbrojtur Shangain”, ka shtuar ai.

Kina është një ndër vendet e pakta që nuk liruar nga politikat e kontrollit për eliminimin e virusit COVID-19.

Por një bllokim njëjavor në Shangai krijoi një krizë të madhe ekonomiko-sociale. Gjithashtu shkaktoi një vërshim të pazakontë kritikash dhe protestash, kundër masave COVID-19.

Në fjalimin e tij të enjten, Xi, duke kritikuar protestuesit, tha se “Ne do të luftojmë me vendosmëri kundër të gjitha fjalëve dhe veprave që shtrembërojnë, dyshojnë dhe mohojnë politikat tona të parandalimit të epidemisë”.

Një analizë e fjalimit nga China Media Project tha se gjuha duhet të shihet si “një kritikë e drejtpërdrejtë e drejtuesve të paspecifikuar lokalë të CCP që kanë vënë në pikëpyetje politikat në qendër, ose që kanë qenë të pamjaftueshëm në zbatimin e tyre”.

Ekspertët e shëndetësisë pajtohen me autoritetet kineze se normat e vaksinimit dhe përforcuesit janë shumë të ulëta dhe burimet shëndetësore janë shumë të pabarabarta në të gjithë rajonet që vendi të rrezikojë hapjen.

Ekonomistët kanë parashikuar një përkeqësim të situatës ekonomike nëse vazhdojnë bllokimet e stilit të Shangait.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore