Lajme

Kina diskuton mbrojtjen e aseteve nga sanksionet amerikane


Qeveria kineze i druhet futjes së kufizimeve ekonomike nga Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet vendore zhvilluan një takim urgjent me bankat vendase dhe të huaja, ku diskutuan mekanizmat për mbrojtjen e aseteve nga sanksionet e mundshme.

Sipas londinezes “Financial Times”, rregullatorët kinezë po kërkojnë një mënyrë për të mbrojtur ekonominë e tyre.

Kjo, nga sanksionet e ngjashme me ato të vendosura nga SHBA dhe BE ndaj Rusisë.

Në mbledhjen e brendshme të 22 prillit morën pjesë përfaqësues të Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Financave të Kinës, si dhe drejtues të bankave vendase dhe ndërkombëtare.

Nuk dihen ende detajet e saj.

Kujtojmë se Kina u akuzua se ishte shumë “e butë” ndaj Federatës Ruse.

Përveç kësaj, autoritetet e Shteteve të Bashkuara dhe shumë vendeve evropiane u zemëruan nga fakti se pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, Kina dërgoi sisteme moderne të mbrojtjes ajrore në Serbi.

Megjithatë, Pekini zyrtar bëri një deklaratë mbi vullnetin për paqe në Ukrainë. Madje la të kuptohet se mund të bëhet një nga vendet-garantues të sigurisë në një marrëveshje kolektive ndërkombëtare.

Pavarësisht interesit të shprehur për krijimin e një sistemi sigurie për Ukrainën, Kina ende nuk ka një qëndrim të qartë për këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore