Lajme

Kica e shqetësuar me mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit për kandidatët për drejtor të RTK-së


Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal Doarsa Kica.

Kryetarja e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Doarsa Kica, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka shprehur shqetësim lidhur me mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit për kandidatët për drejtor të Radio Televizionit të Kosovës.

“Me shqetësim të jashtëzakonshëm po i pranoj lajmet lidhur me mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit për kandidatët për drejtor të RTK-së”, ka shkruar Kica.

Sipas saj, kandidatët të cilët kanë kandiduar për pozitën e drejtorit të RTK-së duhet të hetohen.

“Në linkun e mëposhtëm të RTK, pashë që njëri nga kandidatët ka marrë poena IDENTIK në të gjitha pyetjet nga tre anëtarë të ndryshëm të bordit. Kjo kërkon analizë dhe hetim sepse është ‘koincidencë’ e pazakontë”, tha ajo.

Tutje, ajo ka sqaruar arsyet se pse kërkon të bëhet një hetim i tillë.

“Pa dashur ta paragjykoj asnjë kandidat dhe asnjë vlerësim, përshtypjet që i kam krijuar deri tani, fatkeqësisht nuk i reflektojnë pritshmëritë e mia profesionale nga ky proces”.

Radio Televizioni të Kosovës.

Ndryshe, më 25 shkurt, Bordi i Radio Televizionit të Kosovës, ka publikuar emrat e kandidatëve që kanë aplikuar në konkursin për Drejtor të Përgjithshëm.

Kandidatët që kanë aplikuar brenda afatit kohor të përcaktuar me konkurs janë: Adriana Kutllovci, Arben Berisha, Bekim Hasani, Burhan Lata, Fadil Hoxha, Fahredin Shehu, Fisnik Derguti, Fitore Miftari, Gjergj Filipaj, Hysen Hundozi, Mehmet Kalisi, Orhan Hajrizi, Remzije Zeqiraj, Shkumbin Ahmetxhekaj, Valentina Saraçini, Zenel Hajrizi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore