Stil

Këpucët janë ideale për ditët e nxehta


Ilustrim

Sezonet e fundit espadrilles me platformë jute, apo espadrilles të hapura me takë të plotë, janë kthyer në një mbathje të domosdoshme për të gjitha femrat që duan të kenë këpucë të bukura dhe moderne, por edhe komode në këmbë.

Espadrillet janë ndër këpucët shumë komode të verës, dhe modele të tilla na lejojnë të dukemi trend dhe t’i japim një prekje të shkujdesjes dhe rastësisë verore pamjes suaj.

Nota romantike dhe taka karakteristike janë ende tiparet kryesore të këtyre sandaleve, me shtimin e detajeve në trend. Nga shiritat lidhës deri te ngjyrat emocionuese pranverore. Mund ta rregulloni lartësinë e takës sipas dëshirave tuaja, nëse dëshironi mund të shtoni një platformë.

Ky lloj i këpucëve është gjithashtu shumë i popullarizuar në mesin e grave nga familjet mbretërore.

Espadrillat konsiderohen si një nga llojet e këpucëve të preferuara të Dukeshës Kate Middleton dhe mbretëreshës spanjolle Letizia.

Kate Middleton

Më në fund, gjëja më e mirë: ka një përzgjedhje të madhe espadrillesh të këtij lloji në dyqane me çmime të përballueshme.

Mund të kombinohen me veshje mjaft i zakonshëm, por mund të përshtaten edhe në një gardërobë biznesi më pak strikte.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore