Sport

Kategoria Superiore/ Vllaznia dhe Teuta në kërkim të kreut, Laçi për zonën e euro


Kategoria Superiore do të zbres në fushë me tre ndeshje ditën e diel. Apolonia pret Vllazninë, Skënderbeu pret Teutën dhe Laçi do të presë Bylisin për javën e 28.

Duke filluar nga ora 13:00 në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, vendasit e Apolonisë presin shkodranët e Vllaznisë. 17 pikë kanë në rendite vendasit, kundrejt 47 pikëve që kanë shkodranët. Vendi i fundit në renditjet për fierakët, kurse shkodranët renditen të tretët.

Tre ndeshjet e mëparëshme mes dy ekipeve, gjatë tre fazave të para të kampionatit kanë përfunduar me tre fitore të Vllaznisë (1-0, 0-1 dhe 2-0).

Skënderbeu do të presë Teutën në stadiumin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 16:00. Korçarët pak ditë më parë eleminuan durrsakët nga Kupa e Shqipërisë në gjysmëfinale. Në kampionat, Teuta është më superiore ndaj Skënderbeut.

Vendasit kanë 23 pikë dhe mbajnë vendin e nëntë në renditje, kundrejt 49 pikëve dhe vendit të dytë që mbajnë miqtë.

Tre ndeshjet e fundit mes dy ekipeve, përgjatë këtij sezoni kanë përfunduar me një fitore për Teutën 1-0, një fitore për Skënderbeun 3-2 dhe një barazim 1-1.

Në stadiumin “Laçi” vendasit do të presin Bylisin, duke filluar nga ora 16:00. Laçi mban vendin e katërt në renditje me 45 pikë, ndërsa Bylisi vendin e tetë me 26 pikë.

Tre ndeshjet e mëparëshme përgjatë këtij sezoni, midis dy ekipeve kanë përfunduar në dy fitore për Laçin (0-1 dhe 2-0) dhe një barazim 1-1.

Ditën e shtunë u luajtën dy sfida për javën e 28. Partizani mposhti Kastriotin 3-1 dhe Kukësi barazoi me Tiranën 2-2.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore