Sport

Kategoria Superiore/ Partizani pret Bylisin në Air Albania


Ditën e diel do të luhet ndeshja e fundit e javës së 27 në Kategorinë Superiore. Partizani do të presë Bylisin në “Air Albania” duke filluar nga ora 16:00.

Partizani – Bylis është ndeshja e fundit e javës së 27. Ndeshjet e tjera të kësaj jave ishin: Kastrioti – Kukësi që përfundoi me rezultatin 0-3, Skënderbeu – Tirana 0-0, Apolonia – Teuta 0-2 dhe Laçi – Vllaznia 0-0.

Momentalisht Partizani ka 44 pikë, në vendin e katërt të renditjes dhe është pesë pikë larg Teutës së vendit të parë, tre pike nga Vllaznia e vendit të dytë dhe një pikë nga Laçi i vendit të tretë.

Bylisi renditet në vendin e tetë në Superiore, me 26 pikë. Ballshiotët janë katër pikë pas Kastriotit të vendit të shtatë dhe tre pikë më shumë se Skënderbeu i vendit të nëntë, pozicion i cili të rrëzon nga kategoria në fundin e sezonit.

Partizani në ndeshjet brenda këtë sezon, numëron katër fitore, shtatë barazime dhe një humbje. Bylisi si ekip udhëtues numëron dy fitore, tre barazime dhe shtatë humbje.

Në pesë ndeshjet e fundit Partizani ka marrë tre barazime, një humbje dhe një fitore. Bylisi në pesë ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore, dy barazime dhe një humbje.

Në këtë sfidë Partizani vjen pas dy barazimeve pa gola, përballë Vllaznisë dhe Teutës. Në krahun tjetër, Bylisi vjen pas fitores me Kukësin dhe barazimit me Kastriotin.

Dy takimet e fundit mes tyre, gjatë dy fazave të para të kampionatit, Partizani ka fituar 1-2 në Ballsh dhe ndeshja tjetër ka përfunduar në barazim pa gola.

Në 13 ndeshjet e fundit përballë tyre, ekipet janë ndarë gjashtë herë në barazim, katër fitore për Partizanin dhe tre fitore për Bylisin.

Renditja aktuale e Kategorisë Superiore:

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore